Java e parë e tetorit me diell e vranësira, temperatura nga 2 deri në 24 gradë

Kosova

Java e parë e tetorit me diell e vranësira, temperatura nga 2 deri në 24 gradë

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Java e parë e tetorit fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Nga e marta e tutje, do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat