​Nxënësit i gëzohen rikthimit në shkollë

Kosova

​Nxënësit i gëzohen rikthimit në shkollë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 09:17
Diell Blakaj

Zilja e shkollës ka rënë sërish në shkollën "Naim Frashëri" për fillimin e vitit të ri shkollor. Që nga qershori, kur ka përfunduar mësimi, nxënësit kanë qenë jashtë bankave shkollore. Pas pesë javëve grevë, mëngjesin e së hënës ka nisur mësimi, ani pse me vonesë.

Diell Blakaj, i cili këtë vit vijon klasën e gjashtë, shprehet i lumtur se do të takojë sërish shokët e shoqet.

Blakaj: Jam i gëzuar që do të kthehem në shkollë

"Pak emocione kam se ende nuk i kam takuar shokët... Jam i gëzuar që do të kthehem në shkollë me shokët e mi bashkë", ka thënë ai.

Gjatë këtyre pesë javëve, nëna e tij, Adelina thotë për KosovaPress se ka qenë e brengosur për mos fillimin e procesit mësimor.

Blakaj: E kam ndjerë brengën

"Si prind, normalisht që e kemi ndjerë atë brengën edhe te fëmijët, sepse u transferua edhe te prindërit pa dyshim. Inshallah është fundi më", ka thënë ajo.

SBAShK-u ka paralajmëruar se nuk do të ketë zëvendësim të orëve të humbura. Mirëpo, Blakaj kërkon që një e gjë e tillë të bëhet, meqë fëmijët kanë humbur shumë.

Blakaj: Do të ishte mirë të bëhet zëvendësimi i orëve

"Normalisht do të ishte mirë, sepse nuk është një kohë e shkurtër për fëmijët. Një muaj për fëmijët është shumë, e sidomos pas një pauze të pushimit veror është tepër. Unë mendoj që do të ishte mirë të bëhet zëvendësimi i orëve. Me gjet mënyrën, normalisht Ministria e Arsimit në bashkëpunim me arsimtarët", ka shtuar ajo.

Greva në arsim ka nisur me datën 25 gusht me kërkesën për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Ndërkaq, SBAShK të shtunën mori vendim për pezullim të grevës deri në janar të vitit të ardhshëm.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat