Kujdes BE, mos i bëni shqiptarët armiq

Kosova

Kujdes BE, mos i bëni shqiptarët armiq

Nga: Sulejman Mehazi Më: 20 tetor 2022 Në ora: 15:22
Sulejman Mehazi

E dashur BE nëse ju luani me qenien tonë kombëtare e shtetërore, atëherë ne si komb e dy shteteve shqiptare jemi të detyruar të lidhemi, dashurohemi e martohemi  me dikë tjetër.

Nëse që moti keni pranuar në prehërin tuaj Bullgarinë e Romaninë, të cilët kanë qenë në gjendje shumë më të keqe politike, sociale e ekonomike se Shqipëria e Maqedonia Veriore dhe Kosova, pse mos të na pranoni dhe neve në shtëpinë tuaj politike e ekonomike të BE-së?

Nëse ju na mohoni atëherë shtetet shqiptare, Shqipëria e Kosova, dhe ato sllave rreth e rrotull shqiptarëve do martohen me tjeter kë, dhe ju ashtu doni, prandaj s'na pranoni në gjirin tuaj.

Aq jemi lodhur duke ju pritur e propozuar sa që jeni bërë të neveritshëm, neveritja ndaj jush  është duke u shndërruar në armiqësi.

I detyroni me zor që shqiptarët të lidhen ose me SHBA-të, ose me Turqinë, kurse sllavët e jugut me Rusinë.

Këtë doni ju, që t'ju bëhemi kundërshtarët tuaj.

Edhe halli juaj nuk na pranon në BE, kur kemi jetuar ne këtu, shqiptarët,  ju egërsira malesh evropiane keni qenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat