​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Kosova

​Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Më: 23 tetor 2022 Në ora: 19:11
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë ditës së hënë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Të martën do të mbretërojë mot i ngjashëm, vetëm se parashihen më shumë vranësira të ulëta deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 21-24 gradë Celsius.

Të mërkurën, do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Në vlerat e temperaturave minimale parashihen rritje të lehta, ndërsa në maksimale ulje për 1-3 gradë Celsius.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Të enjten do të mbretërojë mot kryesisht i ngjashëm, gjithashtu edhe në parametrat kryesor nuk parashihen ndryshime të ndjeshme.

Minimalet ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Edhe ditën e premte parashihet të mbretërojë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira të ulëta deri mesatare, por në vlerat e temperaturave ekstreme nuk parashihet të ketë luhatje të theksuara dhe ato parashihen të jenë konstante me ditën e enjte.

Sa i përket parametrit të erës, do ta mbajë drejtimin e verilindjes e herë-herë edhe të juglindjes, e lehtë deri mesatare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat