Në Prishtinë mbahet Festivali i Plisit

Kosova

Në Prishtinë mbahet Festivali i Plisit

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 06:08
Ilustrim

Organizata Jo-Qeveritare 'Me Dhe Për Kulturën' organizon Festivalin e Plisit, i cili do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky festival mbështetet nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës.

Trashëgimia kulturore është pjesa më me vlerë e identitetit të një kombi, i cili gjithashtu sikurse trashëgimia kulturore e çdo shteti, i jep vlerë trashëgimisë kulturore botërore në tërësi.

Një lidhje e fortë në mes të të rinjëve të një shteti me trashëgiminë e tyre kulturore siguron jetëgjatësinë e një kombi.

Mishërimi i të rinjëve me elementet më kryesore të trashigimisë tonë kulturore nuk guxon të zbehet dhe të rinjët tanë nuk duhet t’i shohin këto elemente vetëm si diçka nga e kaluara dhe jo të rëndësishme për promovim tek të tjerët.

Të rinjët tanë duhet të jenë të vetdijshëm që ne kemi një simbol kulturor tradicional shumë të veçantë si puna e plisit, që jorastësisht cilësohet dhe mund të konsiderohet si ndër kapelat më të veçanta ekzistuese, që prej simbolikës historike që ngërthen në vete, mënyrës së përpunimit (materialit prej leshit të përodur për ta mbuluar kokën) e deri tek shtrirja e gjerë e përdorimit në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Duke e ditur që prezenca juaj do t’ia shtonte vlerën edhe më shumë ngjarjes tonë, ju ftojmë për të qenë pjesë e këtij festivali tejet të rëndësishëm për promovimin e kulturës sonë kombëtare tek të rinjët. Përmes kësaj ftese, na lejoni të shprehim falënderimin dhe të ju urojmë mirëseardhjen në ngjarjen tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat