Në Mushtisht bëhet zbulimi i dy shtatoreve

Kosova

Në Mushtisht bëhet zbulimi i dy shtatoreve

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 17:58
Foto nga vendngjarja rtk

Përurimi i shtatoreve të Hasan Prishtines dhe Adem Jasharit në Mushtisht të Suharekës, kaloi me një organizim ku të pranishëm ishin shumë qytetarë dhe zyrtarë lokalë.

Me një organizim me bashkëfinancim të komunës së Suharekës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, sot, u përuruan shtatoret e dy heronjëve të kombit tonë, Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.

Të pranishëm ishin përfaqësues të familjes Jashari dhe familjes të Hasan Prishtinës, dhe  institucionve të Republikës së Kosovës.Para të pranishmëve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj theksoi se 28 nentori në këtë shesh, është i veçantë ngase po vendosën shtatoret e dy figurave kombëtare.

"Adem Jasharin padyshim e ka frymëzuar vepra patriotike e Hasan Prishtinës, por edhe Hasan Prishtina do mburrej me Adem Jasharin", tha ai.

Ndërsa Zëvëndësministri Hysen Durmishi tha se “Hasan Prishtina dhe Adem Jashari janë shembulli dhe motivi për secilin, teksa u shpreh se kjo festë është më ezbehtë për shkak të gjykimeve politike nga gjykata që po bëhen padrejtsinë”.

Figurat e dy heronjëve u vlersuan lartë edhe nga ish Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu dhe të pranishmit e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat