Vrasja e 35-vjeçares, sot marshohet në Lipjan

Kosova

Vrasja e 35-vjeçares, sot marshohet në Lipjan

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 10:34
Lipjan

Të mërkurën në mbrëmje, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, një grua shtatzënë u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Komuna e Lipjanit sot organizon marsh për ta dënuar këtë akt mizor me moton “STOP Këtij Fenomeni Çnjerëzor”.

“Të trishtuar nga rasti makabër që tronditi mbrëmë opinionin e gjerë, më ç`rast u vra në mënyrë mizore një grua nga Lipjani që po sillte në jetë një fëmijë”.

“Andaj sot, Këshilli Komunal Koordinues në Mbrojtje të Viktimave të Dhunës në Baza Gjinore-Lipjan në koordinim me Kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve komunale në kuadër të “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të komunës së Lipjanit, pa dallim moshe apo gjinie që të marshojmë së bashku për ta dënuar këtë akt mizor me moton ‘STOP Këtij Fenomeni Çnjerëzor’”.

“Së bashku do të marshojmë nga objekti i komunës duke vazhduar në drejtim të sheshit ‘Adem Jashari’, duke filluar nga ora 11:00”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat