Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 17:35
Ilustrim

Të shtunën mbrëma mundësi për riga shiu. Të dielen kthjellime e mjegull në ultësira.

23.12.2022 - Depërtimi i një fronti përgjatë rajonit ditën e shtunë, sjell vransira e mundësi për riga shiu mbi vend orëve të pasdites. Nga dita e diel sërish do të kemi kthjellime, mirëpo përgjatë ultësirave me kushte për mjegull, që edhe mund të mbetet më gjatë edhe orëve të pasdites.

Ditën e martë vransirat sërish shtrihen mbi vend, ku orëve të pasdites shoqërohen me të reshura shiu.

Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime të rritura, shkaku i motit më stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme.

24.12 - Mjegull në mëngjes përgjatë ultësirave, që gjatë ditës shpërndahet. Pasdite vransirat në shtim, e orëve të mbrëmjes mundësi për riga lokale shiu.

25.12 - Kthjellët dhe me diell. Në ultësira mjegull orëve të mëngjesit, që vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.

26.12 - Mjegull në ultësira, që mund të mbetet edhe gjatë ditës. Sipër shtresave të mjegullës kryesisht kthjellët dhe me diell.

27.12 - Mjegull orëve të mëngjesit, e pasdite vransira me mundësi për riga lokale shiu.

28.12 - Kryesisht me diell.

Temperaturat në rritje, minimalet edhe deri në 1C e 2C, ndërsa ato maksimale deri në 10C e 12, e nga dita e mërkurë pritet të zbresin në 6C e 8C. Në pjesë ku mjegulla mbetet edhe orëve të pasdites, temperatura do të jenë ndjeshëm të ulëta.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se herë herë frynë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s, e të shtunën mbrëma nga verilindja edhe mesatare 4-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat