​Vitia: Do të ketë furnizime me barna dhe kushte të mira për trajtimin e fëmijëve

Kosova

​Vitia: Do të ketë furnizime me barna dhe kushte të mira për trajtimin e fëmijëve

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia qëndroi sot në Qendrën Klinike Universitare për të takuar fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë.

Ministri Vitia u shoqërua nga zëvendësministrja, Dafina Gexha-Bunjaku, kryesuesja e Bordit, Aida Rexhepi dhe u.d drejtoresha e përgjithshme e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu - Raci.

Ministri Vitia theksoi para fëmijëve të shtrirë në repartin e Hemato - Onkologjisë dhe Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve, angazhimin tij maksimal dhe gjithë institucioneve shëndetësore që të ketë furnizime me barna dhe kushte sa më të mira për trajtimin e tyre.

Rritja e buxhetit për shëndetësinë, do të reflektojë gati në trefishim të buxhetit për nevojat e fëmijëve që marrin tretmane mjekësore në këto reparte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat