Nura: Rreth 15 milionë euro kostoja e dëmeve nga vërshimet në Skenderaj, presim përkrahje nga niveli qendror

Kosova

Nura: Rreth 15 milionë euro kostoja e dëmeve nga vërshimet në Skenderaj, presim përkrahje nga niveli qendror

Më: 25 janar 2023 Në ora: 08:20
Vershimet

Të enjten disa komuna të Kosovës janë goditur nga vërshimet pas reshjeve të shiut. Njëra ndër komunat më të prekura nga vërshimet është ajo e Skenderajt, e cila po përballët me një gjendje të jashtëzakonshme.

Kosto e dëmeve të shkaktuara pas përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shiut në këtë komunë, ka prekur shifrën e 15 milionë eurove. Kështu tha kreu i Skenderajt, Fadil Nura.

Nura tha se më të prekurit nga vërshimet janë ekonomitë familjare.

“Pas vërshimeve gjendja është jashtëzakonisht e rënd sepse vërshimet kanë lënë shumë pasoja dhe dëme materiale si në ekonomi familjare, në biznese si dhe në prona bujqësore. Jemi duke u marrur me familjet e prekura por dëmet kanë një kosto të jashtëzakonshme për kapacitetet që ka komuna. Gjithsej deri tani rreth 15 milionë euro është kosto e dëmeve”, tha Nura.

E për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet, kryetari Fadil Nura thotë se nevojitet ndihma e Qeverisë.“Nga niveli qendror kam marrë zotime që do të jenë pjesë e kompensimeve të dëmeve dhe mbetët të shihet. Ne presim që do të ketë një fond të mjaftueshëm për qytetarët nga Qeveria dhe është përgjegjësi e tyre që në raste të tilla t’i dalin në ndihmë qytetarëve”, u shpreh Nura.

Ndryshe, të enjten komuna e Skenderajt ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së rënduar nga vërshimet. Komunat më të prekura ditëve të fundit nga reshjet e shiut në Kosovë, janë Skenderaj, Mitrovica, Klina, Istogu dhe Podujeva.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat