Tri vjet burgim personit që u mundua ta fus në qarkullim kartëmonedhën e falsifikuar

Kosova

Tri vjet burgim personit që u mundua ta fus në qarkullim kartëmonedhën e falsifikuar

Më: 26 janar 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me tri vjet burgim personin me inicialet R.Z. për veprën penale “falsifikimi i parasë”.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej tre vjetësh, të cilin dënim i akuzuari do ta mbajë pasi aktgjykimi ta merr formën e prerë.

“I akuzuari R.Z është recidivist i disa veprave tjera penale. Më datë 11.01.2021 rreth orës 20:55 në Lipjan, në pompën e derivateve ‘Luma Petrol’, gjatë kontrollimit të veturës së të akuzuarit R.Z nga ana e Policisë së Kosovës, është gjetur kartëmonedha në vlerë prej 500 euro, e cila ka qenë e falsifikuar, e cila ishte vërtetuar nga raporti i Forenzikës së Kosovës”.

Sipas gjykatës, i akuzuari kishte qenë në dijeni se monedha ishte e falsifikuar, por të njëjtën kishte tentuar ta fus në qarkullim.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat