​PedaKos mbyll projektin për edukimin në fëmijëri të hershme

Kosova

​PedaKos mbyll projektin për edukimin në fëmijëri të hershme

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 13:18
PedaKos

Është përmbyllur projekti PedaKos, i cili fokus kishte edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë. Ky projekt ka nisur të implementohet nga viti 2018 dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Volantari nel Mundo RTM me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.

Koordinatorja e projektit "Pedakos", Anna Toldo tha se gjatë këtij projekti janë mbajtur 100 orë trajnime.

Todo: Kemi pasur një vizitë një javore për 37 pjesëmarrës në Regiio Emilia

"Kemi pasur një vizitë një javore për 37 pjesëmarrës në Regiio Emilia. Veprimi i dytë ishte ambienti i mësimit dhe kemi ofruar 15 shkolla me një atelie. Ofrojmë vegla të ndryshme të cilat janë të dobishme për të ofruar një hapësirë ushqyese të mirë. Pas përmirësimit të ambientit jemi fokusuar në praktika të mira, 15 institucionet parashkollore janë përfshirë edhe prindërit dhe kanë krijuar ngjarje ku prindërit kanë marrë pjesë", ka treguar ajo.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se për qeverinë është prioritet edukimi në fëmijërinë e hershme, për çka kanë punuar edhe në ndryshimet legjislative.

Nagavci: Edukimi në moshën e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet e qeverisë tonë

"Edukimi në moshën e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet e qeverisë tonë, në më pak se dy vite qeverisje e kemi reflektuar edhe në përmirësimin e legjislacionit, besoj që shumë shpejt do të kalojë edhe në lexim të dytë Ligji për Edukim të Hershëm", ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se 6,5 milionë euro janë planifikuar në buxhetin aktual për ndërtimin e objekteve.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonella De Riu ka folur për rëndësinë e këtij projekti.

Dei Riu: Lidhja ndërmjet të gjitha shtëpive dhe sensi i një identiteti të përbashkët është trashëgimia që Pedikos jep

"Lidhja ndërmjet të gjitha shtëpive dhe komuniterteve, vazhdimësia dhe sensi i një identiteti të përbashkët është trashëgëmia që Pedikos ju jep", ka thënë ambasadori.

Presidenti i Reggio Children, Cristian Fabbi tha se ky projekt ka përfshirë shumë komunitete.

Fabbi: Secili fëmijë është qytetar ka të drejta

"Secili fëmijë është qytetar ka të drejta dhe çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe kjo e bën punën tonë më të vështirë. Është në dorën tonë që të njohim çdo fëmijë dhe jo ta bëjmë programin e njëjtë për 50 vjet", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat