Erërat në Kosovë hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, Ahmeti: Qytetarët të kenë kujdes

Kosova

Erërat në Kosovë hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, Ahmeti: Qytetarët të kenë kujdes

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti.

Ai ka theksuar se qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se sot pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat