“Familjari i ish burrit tentoi ta shkelte me makinë” - Historia e dhimbshme e gruas nga Drenasi që po lufton për drejtësi

Kosova

“Familjari i ish burrit tentoi ta shkelte me makinë” - Historia e dhimbshme e gruas nga Drenasi që po lufton për drejtësi

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 13:19
Elvedina Hajdari

Organizata Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist i doli sot në mbështjetje Elvedina Hajdarit, e cila rreth vite më parë, e kishtë raportuar në polici burrin e saj i cili ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj saj.

Pas raportimit, policia e kishte dërguar në paraburgim dhunuesin, për ta liruar pas tre muajve, thuhet në reagimin e organizatës.

Tash e dy vite pothuajse, Elvedina jeton bashkë me dy fëmijët e saj, e pambrojtur nga shteti dhe nën kërcënimet e presionin e vazhdueshëm që i bëhet nga ish-burri i saj dhunues. Në një nga rrëfimet e saj, Elvedina tregon se një familjar i ish-burrit të saj kishte tentuar ta shkelte me makinë, për çka institucionet e drejtësisë janë vënë në dijeni. Megjithatë, dhunuesi mbetet i lirë”.

Përkundër dhunës sistematike dhe institucionale që Elvedina ka përjetuar, ajo vazhdon të luftojë për vetën e saj, e kështu edhe për secilën vajzë e grua në Kosovë.

“Ajo vazhdon ta sfidojë neglizhencën e shtetit dhe të shoqërisë me këmbënguljen e saj për ta fituar drejtësinë dhe një jetë të lirë nga dhuna.

Lufta që Elvedina është duke e bërë, nuk është veç e saja. Kjo luftë është e të gjitha neve. Andaj, është detyrë e jona që të qëndrojmë në solidaritet me të dhe të gjitha vajzat e gratë në luftën e përbashkët për drejtësi. Nga Drenasi, ne ftojmë në solidaritet dhe organizim të gjerë për të sjellë vëmendjen tek padrejtësia që po vazhdon t'i bëhet Elvedinës, me ndihmën e institucioneve të drejtësisë. Seanca e fundit do të mbahet me 2 mars, në Gjykatën Themelore të Drenasit.

Për Elvedinën dhe çdo vajzë e grua që vazhdon t'i bëjë ballë dhunës, edhe atëherë kur ne nuk e shohim!”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat