Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Kosova

Moti sot, temperaturat deri në -11 gradë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi do të ndikohet nga masa të thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

Sipas njoftimit, kjo javë parashihet të jetë si java më e ftohët deri më tani e kësaj stine, ku pritet të ketë edhe ngrica.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius.

 Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në -2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat