Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Më: 19 mars 2023 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës informoi se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të hënën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas parashikimeve, të vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me vranësira të dendura. Sipas parashikimeve, vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

“Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje.”, u bë e ditur në njoftim.

Të mërkurën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Sipas IHMK-së, nëpër zona të kufizuara ka mundësi per riga shiu të intensitetit të dobët.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas parashikimeve, vranësirat të pakta parashihen rreth relievit malor.

Të premten pritet të mbajë mot i ngjashëm me ditën e enjte, si në vlerat e temperaturave ekstreme, ashtu edhe në elementet tjera meteorologjike.

“Gjatë këtyre pesë ditëve, përveç ditës së martë, ku do të ketë erë nga verilindje , ditët tjera do të pasohen me erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperendimit, shpejtësia e së cilës do të jetë nga 1-7m/s.”, bëri të ditur IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat