KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Kosova

KGjK dhe Komuna e Prishtinës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 28 mars 2023 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi në lidhje me thirrjet elektronike të dërguara nga gjykata themelore në Komunën e Prishtinës.

Kryesuesi i KGJK-së, Albert Zogaj tha se kjo praktikë duhet të zbatohet edhe me institucionet tjera. 

Ndërsa theksoi se e njëjta ndihmon që sistemi te jetë proporcional qe çështjet të barten edhe në gjykatat ku ka pak ngarkesë. 

E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se ky memorandum lehtëson procedurat në mes këtyre dy institucioneve duke marrë njoftimet nga gjykatat me kohë për seancat ku palë është edhe Komuna e Prishtinës. 

Gjatë nënshkrimit të këtij memorandumi të bashkëpunimit të pranishëm ishin edhe përfaësues nga Zyra e Keshillit të Evropës ne Kosovë por edhe zyra e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat