KRU Prishtina: Ata që s’paguajnë, do të shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë

Kosova

KRU Prishtina: Ata që s’paguajnë, do të shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP) u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë faturat e ujit.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë duke vazhduar me shkyçje të konsumatorëve që nuk janë të rregullt në pagesa.

“Ju që nuk jeni pagues të rregullt apo fare, të pagesave për shpenzimin e ujit, me keqardhje ju informojmë që do të shkyçeni nga shërbimet e furnizimit me ujë. Filloni nga sot, sepse ne jemi duke vazhduar intensivisht me shkyçje nga rrjeti i shërbimeve të ujit”.

“Drejtohuni në pikat tona dhe ne kemi lehtësira për kryerjen e obligimeve tuaja financiare. Të pa kompromis ndaj konsumatorëve ilegal dhe atyre që nuk paguajnë për shërbimet e ujit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat