KEDS: Ulet taksa e kyçjes për konsumatorët e rinj, ajo e shkyçjes fillon nga 17 euro

Kosova

KEDS: Ulet taksa e kyçjes për konsumatorët e rinj, ajo e shkyçjes fillon nga 17 euro

Më: 24 maj 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

KEDS ka njoftuar se metodologjia e taksave të kyçjes është aprovuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe ka hyrë në fuqi, që parasheh aplikimin e taksave të reja për kyçje dhe për shkyçje.

Në metodologji parashihet që taksa e kycjes për konsumatorët e rinj me kapacitet deri në 5 kWh të ulet nga 100, sa është aktualisht, në 60 euro. Ndërsa, sa i përket taksës së kapacitetit, nëse një konsumator kërkon që të regjistrohet ose të shtojë kapacitetet, dhe nëse ka kapacitete të lira në vendin ku kërkohet, atëherë taksa është zero.

Në metodologji parashihet edhe aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve, që është paraparë të fillojë nga 17,70 euro (duke përfshirë TVSH-në) dhe vazhdon në bazë të kategorisë së konsumatorit dhe të konstantës.

“Lusim konsumatorët tanë që brenda afatit ligjor, i cili shkruan në secilën faturë që konsumatori e pranon, ta kryejë pagesën, meqë shkyçja aplikohet si masë finale e mos pagesës së obligimeve ndaj kompanisë.

Kryerja në afatet ligjore e obligimeve kontraktuale në mes të kompanisë dhe konsumatorit nënkupton edhe fuqizim i partneritetit në mes të dy palëve, çka është edhe qëllimi kryesor i metodologjisë së re”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Metodologjia e taksave të kyçjes në KEDS është aprovuar nga ZRRE dhe ka hyrë në fuqi. Kjo metodologji, e para e këtij lloji, parasheh aplikimin e taksave të reja për kyçje dhe për shkyçje.

Qëllimi i Metodologjisë së taksave për kyçje në rrjetin e shpërndarjes është që të rregullojë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kyçjen dhe rikyçjen e konsumatorëve.

Në metodologji parashihet që taksa e kycjes për konsumatorët e rinj me kapacitet deri në 5 kËh të ulet nga 100, sa është aktualisht, në 60 euro. Ndërsa, sa i përket taksës së kapacitetit, nëse një konsumator kërkon që të regjistrohet ose të shtojë kapacitetet, dhe nëse ka kapacitete të lira në vendin ku kërkohet, atëherë taksa është zero.

Në metodologji parashihet edhe aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve, që është paraparë të fillojë nga 17,70 euro (duke përfshirë TVSH-në) dhe vazhdon në bazë të kategorisë së konsumatorit dhe të konstantës.

Lusim konsumatorët tanë që brenda afatit ligjor, i cili shkruan në secilën faturë që konsumatori e pranon, ta kryejë pagesën, meqë shkyçja aplikohet si masë finale e mos pagesës së obligimeve ndaj kompanisë.

Kryerja në afatet ligjore e obligimeve kontraktuale në mes të kompanisë dhe konsumatorit nënkupton edhe fuqizim i partneritetit në mes të dy palëve, çka është edhe qëllimi kryesor i metodologjisë së re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat