Parashikimi i motit për të enjten

Kosova

Parashikimi i motit për të enjten

Më: 24 maj 2023 Në ora: 23:23
Ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe në intervale të ndryshme kohore të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h!

Temperaturat minimalet do të luhaten prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat