​Përkujtohet 24-vjetori i vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë

Kosova

​Përkujtohet 24-vjetori i vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 13:46
​Përkujtohet 24-vjetori i vrasjes së pesë anëtarëve të familjes Kastrati në Pejë

Janë bërë 24 vjet nga krimi makabër në familjen Kastrati në Pejë, ku pesë anëtarët e kësaj familjeje, Sokol (Çelë) Kastrati, Xhafer (Çelë) Kastrati, Valdet (Sokol) Kastrati, Adrian (Xhafer) Kastrati, Alban (Xhafer) Kastrati, si dhe fqinji i tyre, Hasan (Emrush) Muratagiqi janë vrarë mizorisht nga dora makabre serbe.

Përfaqësues të institucioneve, bashkë me familjarë e dashamirë të familjes Kastrati sot bënë homazhe në varrezat e qytetit të Pejës.

Lendita Kastrati-Kelmendi, vajza e dëshmorit Sokolit, e po ashtu edhe dëshmitare e ngjarjes u shpreh krenare me të rënët për liri.

Kastrati për KosovaPress kujtoi 28 majin e vitit 1999-të si një ditë të tmerrshme për familjen e saj dhe gjithë vendin, derisa uroi që i njëjti krim të mos përsëritet asnjëherë.

Kastrati-Kelmendi: Jemi krenar që sot falë gjakut të tyre, ne e gëzojmë lirinë

"28 maji i vitit 1999-të ka qenë një ditë e tmerrshme për familjen time dhe të Kastratit. Jemi krenar që sot falë gjakut të tyre, ne e gëzojmë lirinë. Dhashtë zoti që ato vite të mos perseriten asnjëherë", tha Kastrati.

Të pranishëm në homazhe ishin edhe ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. Po ashtu të pranishëm ishin edhe kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Me rastin e 24-vjetorit të krimi makabër në familjen Kastrati, u çmua kontributi i kësaj familjeje për çlirimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat