Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 maj 2023 Në ora: 07:19
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.

Sipas IHMK-së, sot do të ketë mot kryesisht të vranët, por dhe intervalet e shkurta me diell do të jenë prezente.

“Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të perseriten pothuj çdo ditë por duke nderruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shum zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër.

Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara”, bëhet e ditur në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat