Moti për sot me diell dhe reshje shiu

Kosova

Moti për sot me diell dhe reshje shiu

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 07:25
Ilustrim

Sot, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat a do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lëmë pas.

“Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Pra, siç po vërehet nga ky parashikim, situata meteorologjike mbetet e pandryshuar me ditët e fundit të majit dhe fillimi të qershorit. Gjykuar në aspektin territorial, reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat