Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e digës në Suharekë

Kosova

Nis studimi i fizibilitetit për ndërtimin e digës në Suharekë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Ka nisur studimi i fizibilitetit për ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit në Suharekë.

Kështu ka njoftuar në Facebook ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili ka publikuar edhe pamjue të hartës së lokacionit në këtë komunë.

Filluam studimin e fizibilitetit dhe vlerësimit të ndikimit social mjedisor për Ndërtimin e Digës së Dragaçinës dhe Impiantit të Trajtimit të Ujit. Urime të gjithë qytetarëve të Therandës”, ka shkruar Aliu.

Eprori i Aliut, kryeministri Albin Kurti kishte thënë më herët se janë iniciuar hartimet e studimit të fizibilitetit për tri diga të reja, e një prej tyre kjo në Dragaçinë.

Ndërtimi i digës ishte konsideruar çështje që do të bënte stabilizimin e kësaj zone me ujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat