Shpërthen sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, lëndohen rëndë dy të moshuar

Kosova

Shpërthen sistemi i ngrohjes me gaz në një shtëpi në Lipjan, lëndohen rëndë dy të moshuar

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një shtëpi në fshatin Leletiq të komunës së Lipjanit, ku ka shpërthyer sistemi i ngrohjes me gaz.

Mësohet se njësitë relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy të moshuar të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e shpërthimit.

Viktimat janë dërguar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa është shoqëruar në stacion policor një person i dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet për rastin i cili është cilësuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat