Rama: Asfaltuam rrugën “Mallakastra” e cila lidh fshatrat Bardhosh-Prugovc-Barilevë

Kosova

Rama: Asfaltuam rrugën “Mallakastra” e cila lidh fshatrat Bardhosh-Prugovc-Barilevë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 00:54
Rruga “Mallakastra”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është asfaltuar rruga “Mallakastra” e cila lidhë fshatrat Bardhosh – Prugovc -Barilevë.

Sipas tij, kjo rrugë e cila shkurton atë aktualën për 7 kilometra tash iu mundëson banorëve qasje më të lehtë e shpejt në kryeqytet.

“Asfaltuam rrugën “Mallakastra” e cila lidhë fshatrat Bardhosh – Prugovc -Barilevë, dhe shkurton rrugën aktuale për 7 kilometra.  

Asfaltimi i rrugës “Mallakastra”, tash ju mundëson banorëve të këtyre fshatrave por edhe të tjerave përreth që të kenë qasje më të lehtë e shpejt në kryeqytet.”, ka shkruar Rama në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat