Ndahet nga jeta gazetari e skenaristi nga Podujeva, Sabit Zeneli

Kosova

Ndahet nga jeta gazetari e skenaristi nga Podujeva, Sabit Zeneli

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 18:28
Sabit Zeneli

Është ndarë nga jeta fytyra e njohur mediatike, gazetari dhe skenaristi, Sabit Zeneli.

Për vdekjen e tij ka shkruar kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Sabitin do ta kujtojmë gjithmonë si një personalitet që ka kontribuar gjatë gjithë jetës së tij për zhvillimin e jetës kulturore në Podujevë.

Ai ishte një zë i arsyeshëm dhe veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare.  Lavdi e nderime jetës dhe veprës së Sabit Zenelit!  Respekt e mirënjohje për kontributin jetësor! “, shprehet Bulliqi në një postim në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat