Zjarrfikësi Hoti: Deri tani nuk patëm mbështetje për fikje të zjarrit nga ajri në Prevallë

Kosova

Zjarrfikësi Hoti: Deri tani nuk patëm mbështetje për fikje të zjarrit nga ajri në Prevallë

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 19:32
Flamur Hoti

Zjarrfikësi Flamur Hoti ka thënë se kanë nevojë për t’iu ofruar ndihmë nga ajri për fikjen e zjarrit që ka shpërthyer nga e diela në malet e Prevallës.

Ai ka deklaruar se kërkesa kanë bërë ndaj KFOR-it për këtë çështje që t’u ofrohet ndihmë për fikje të zjarrit nga ajri, por deri tani tha se nuk patën ndonjë mjet që mundëson fikjen nga ajri.

“Është pozita shumë e keqe gjeografike,  është shumë vështirë të menaxhohet ky zjarr nga toka, kemi bërë kërkesa nga MPB, kemi bërë kërkesë tek KFOR-i. Poashtu, ekspertë të FSK-së kanë ardhë dhe e kanë vërtetuar se ky zjarr nuk menaxhohet nga toka”.

“Kemi edhe zjarrfikës të lënduar, po shpresojmë sot me një brez ndarës do të futet nën kontroll. Sa i përket, anës tokësore i kemi të gjitha, fatkeqësisht ne nuk posedojmë asnjë mjet që e fikim zjarrin nga ajri. Kemi pasë shpresa deri dje se do vijnë të na ndihmojnë ka qenë edhe KFOR në vendin e ngjarjes e kanë parë që ky zjarr nuk menaxhohet nga toka, por fatkeqësisht nuk kemi pasë mbështetje deri tani”, ka thënë Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat