​Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

​Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Kurse, të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe në shumë pjesë të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik .

Java e ardhshme parashihet me rënie të temperaturave dhe herë-herë me riga shiu të përcjellura me rrufe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat