​Parashikimi i motit për fundjavë

Kosova

​Parashikimi i motit për fundjavë

Më: 21 mars 2025 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira për vikend.

Sipas institutit të shtunën vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të variojnë nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 17°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga juglindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga lokale shiu.

“Temperaturat minimale pritet të jenë nga 1 deri 4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15°C deri në 20°C. Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat