Sesionet edukative për prindërim zhvillohen në Klinë dhe Lipjan

Kosova

Sesionet edukative për prindërim zhvillohen në Klinë dhe Lipjan

Më: 26 mars 2025 Në ora: 10:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Dëgjo këtë artikull tani...Sesionet edukative për prindërim zhvillohen në Klinë dhe Lipjan

Kujdesi në Grup për Prindërim po vazhdon me sukses në komunat e Klinës dhe Lipjanit, në kuadër të QKMF/QMF-ve – Dhomave për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.

Ky program synon të ofrojë mbështetje për prindërit dhe të kontribuojë në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

Gjatë sesioneve edukative, prindërit marrin njohuri mbi prindërimin pozitiv, zhvillimin e fëmijës dhe kujdesin prenatal/postnatal, duke u ndihmuar të krijojnë një mjedis të sigurt dhe të dashur për fëmijët e tyre.

Programi mbështetet nga UNICEF Kosovo Programme dhe AMC, duke u ofruar prindërve udhëzime dhe këshilla të vlefshme për sfidat e prindërimit. Sesionet do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Kosovës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe mbështetjen e familjeve në rritjen e fëmijëve të shëndetshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat