Miratohet propozim – vendimi që Vaughan Smith të shpallet “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, ai është fotoreporteri që dokumentoi luftën e Jasharëve

Kosova

Miratohet propozim – vendimi që Vaughan Smith të shpallet “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, ai është fotoreporteri që dokumentoi luftën e Jasharëve

Më: 1 prill 2025 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është miratuar propozim-vendimi për shpalljen “Qytetar i Nderit” në Skenderaj, Vaughan Smith, fotoreporteri amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë.

Kjo është bërë përmes mbledhjes së rregull të Kuvendit Komunal të Skenderajt që është mbajtur sot.

Këtë mbledhje e ka udhëhequr kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit.

“Kuvendi ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen “Qytetar Nderi” i Komunës së Skenderajt, Vaughan Smith, fotoreporter amerikan që dokumentoi luftën e Jasharëve dhe masakrat tjera në Drenicë, ndërsa ka shtyrë për seancën e ardhshme propozim-vendimin për ndryshim dhe plotësim të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Skenderajt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat