Bora e prillit zbukuron Baren e Shalës së Bajgorës

Kosova

Bora e prillit zbukuron Baren e Shalës së Bajgorës

Më: 6 prill 2025 Në ora: 12:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Fshati Bare e Shales së Bajgorës ka zbardhur qysh në mëngjesin e sotëm pas borës së këtij fillim prilli.

Ky fshat që zakonisht mbushet me ngjyra të ngrohta pranverore, tani duket i mbështjellë nga një shtresë e bardhë.

Bare e Shales siç mund të shihni edhe në fotografitë e dërguara në adresë të medias duket një peizazh tejet mahnitës krijuar nga dora e natyrës bashkuar nga pranvera dhe dimri!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat