Sot është përvjetori i vdekjës së atdhetarit dhe veprimtarit të madh Xhemajl Berisha. Tërë jetën ja kushtoj atdheut dhe lirisë së popullit të robëruar.
Si i ri plagosi rëndë një çetnik serb i cili e kishte fyer rëndë në baza kombëtare. U denua me 5 vite burg ku pas disa viteve e theu burgun,iku dhe vizitoj familjen dhe të afërmit, Pastaj mban burgun e plot me disa muaj shtesë si ndëshkim për at thyerje të burgut. Ishte i angazhuar në veprimtarin ilegale të kohës dhe për asnjë çast nuk u ndal por vazhdoj deri me vdekjen e tij. Punoj si fotografist në Deçan dhe puntoria ku punonte u ba një ndër bazat më të rëndësishme të ilegalës në Deçan me rrethinë.
Aty u mbajt dhe u shpërndandan matriale propagsndistike ilegal, si gazeta Lajmtari i Lirisë dhe të tjera, literatur me përmbajtje atdhetar, kaseta me filma dhe muzik me tema dhe tekste patriotike.
Gjithashtu në puntorin e tij u vendosen edhe afishe që u shpërndan,ku bëhej thirrje për demostrata,dhe parulla qė do përdorëshin në demostrata. Xhemajli shpërnav pamflete ku bëhej thirrje për organizim të protestave dhe demonstratave për të drejtat e shqiptarëve në Jugosllvi, vlen të ceket ajo në pazarin e Deçanit ku në mengjesin e hershëm vendosi nga një tubë me afishe në secilën tezgë.
Ky rast pati një jehon të madhe nga se tër ditët në vijim flitej shumë për at veprim të guximshëm. Xhema shkroj edhe vet shumë parulla "Kosova Republik" në Deçan dhe rrethinë. Në vitin 1991 ishte caktuar përgjegjës për organizimin e grupit të dytë që u dërgua për ushtrime në Shqipëri. Aji së bashku me antarët e grupit Osman Ferizin, Shkelzen Xhonaj, Hasan Ferizin udhtuan për në Zvicër ku ju bashkua edhe Sami Tahiraj dhe nga Zvicëra të katërtit udhtuan për Shqipëri. Pas ushtrimeve në Shqipëri grupi u fut i armatosur në Kosovë ku Xhema së bashku me grupin e Deçanit bëri bartjen dhe shpërndarjen e armatimit.
Pas dekonspirimit arratiset në Shqipëri ku qendroj për disa vite me syqerimin e Heroit Salih Çekaj. Aji ndihmoj grupin e Deçanit në strehim, në bartjen e armatimit deri në kufirin shqiptaro-shqiptar ku pastaj anëtarët e grupit armatosëshin dhe futëshin mbrenda në Kosovë për të kryer aksione guerile.
Pas disa vitëve u vendos në Zvicër për shkaqe shëndetsore. Veprimtarin e tij Xhema e vazhdoj pran LDK-së në Zvicër dhe së bashku me anëtaret e grupit të Deçanit. Me fillimi e luftës ishte pjesë aktive e logjistikë në kuadër të MMRK së bashku me grupin e Deçanit. Ishte shum i thyer moralisht për shkak të përqamjeve që shkaktoj LPK gjat dhe pas lufte.
Vrasja e ministrit të mbrojtjes kolonel Ahmet Krasniqi e lëndoj tej mase. Rënja në betejen e Kosharës e bashkveprimtarit të tij Sali Çekaj dhe Agim Ramadanit ishte goditja më rëndë që e përjetoj. Vazhdoj veprimtarin e tij në LDK edhe pas lufte,por ishte shum i zhgënjyer me zhvillimet politik në Kosovë.
Shtabi i bandave të LPK-së me çdo kusht doni ta merrnin pushtetin në Kosovë, Xhema ishte luftetarë i pakompromis i tyre. Vdiq me 15.04. 2010 dhe u varros në Bonshtete (Zū) Zvicër. Na la të piklluar, familjen dhe bashkveprimtarët, boshllokun që la në organizimin ton ishte i pariparueshëm. Vitet po kalojnë dhe malli, dashuri dhe kujtimet veq sa po e shtojn peshën e tyre, porë edhe krenaria po rritet.
Deri me sot asnjë istitucion apo koleg i Xhemës nuk bën diqka në shenjë përkujtimi, së paku me një shkrim përkujtimorë. Nacionalisti i madhë Xhemajl Berisha ka merituar shum më shum, le të mbetet në ndërgjegjëjen e secilit që e ka njohur dhe ka veperuar me te.
Lavdi tė përjetshëm për atdhetarin e madhë Xhemajl Berishën.