Minatorët e Flotacionit të Kishnicës në grevë

Kosova

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës në grevë

Më: 22 prill 2025 Në ora: 08:12
Foto ilustrim

Minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë.

Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i kanë marrë pagat.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga kryetari i Sindikatës Blerim Imeri.

“Po, kam informacione se punëtorët sot do ta ndalin punën shkaku se nuk i kanë marrë pagat”, tha ai.

Imeri nuk dha detaje nëse është biseduar me menaxhmentin e Trepçës për ta gjetur një zgjidhje.

Media ka kontaktuar edhe me ndërmarrjen Trepça Sh.A për të marrë ndonjë qëndrim rreth kësaj situate, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat