Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka

Kosova

Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka

Më: 22 prill 2025 Në ora: 13:00
Ndërron jetë profesori Aziz Dujaka

Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka bërë të ditur se sot, më 22 prill 2025, është ndarë nga jeta profesori i njohur Aziz Dujaka.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot është ndarë nga jeta Profesori Aziz Dujaka.

Në emër të menaxhmentit, të studentëve dhe të tërë stafit akademik e administrativ, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Dujaka”, thuhet në njoftim.

Fakulteti ka vlerësuar se humbja e profesorit Dujaka është një dhimbje e madhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të, duke e kujtuar si një figurë të respektuar në arsim dhe sport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat