​Kështu do të mbajë moti për vikend

Kosova

​Kështu do të mbajë moti për vikend

Më: 2 maj 2025 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbretërojë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale ditën e shtunë do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti hidrometeorologjik i Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat