Sot dhe nesër nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 28 gradë Celsius

Kosova

Sot dhe nesër nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 28 gradë Celsius

Më: 3 maj 2025 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën e të dielën temperaturat arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi e lehtë deri mesatare”.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat