Moti sot

Kosova

Moti sot

Më: 8 maj 2025 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat