Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Kosova

Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

Më: 10 maj 2025 Në ora: 20:42
Ilustrim

Rrebeshe e bubullima më të përhapura në vend po parashihen për ditën e diel orëve të pasdites, me një rritje të temperaturës deri në 21C e 23C.

Mot jostabil dhe i ndryshueshëm po parashihet dhe ditëve të para të javës vijuese.

Kalojnë vransira, por nuk mungojnë dhe intervale me diell, e orëve të pasdites paraqiten rrebeshe shiu.

Temperatura maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C. Minimalet zbresin deri në 3C, nën kushte të motit më të kthjellët. Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat