​Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Kosova

​Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Më: 14 maj 2025 Në ora: 11:23
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar tryezë të rrumbullakët me rastin e shënimit të Javës së Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor, ku u tha se komunitet i sigurt është jetik për shëndetin mendor, raporton KosovaPress.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi tha se synimi është edukimi për rëndësinë dhe kujdesin për shëndetin mendor.

Ai tha se si MSH janë të përkushtuar për përmirësimin e jetës së personave me probleme mendore si dhe parandalimin e stigmës.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Faton Kutllovci tha se si klinik janë angazhuar në përmirësimin e kushteve për pacientët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat