Moti për sot: Me diell e vranësira

Kosova

Moti për sot: Me diell e vranësira

Më: 18 maj 2025 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqëndruara në zonën veriore.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-56 km/h, transmeton MeteoKosova.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 6°C.

Ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat