Podujeva po bëhet me Kuzhinë Qendrore

Kosova

Podujeva po bëhet me Kuzhinë Qendrore

Më: 26 maj 2025 Në ora: 11:01
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka nënshkruar sot inicimin e procedurave për ndërtimin e Kuzhinës Qëndrore.

Ky projekt ka vlerën e 700 mijë eurove.

“Po e nisim javën me një lajm të jashtëzakonshëm të një projekti të ri.

Kemi inicuar procedurat për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore, një projekt me vlerë prej 700 mijë eurosh, që do të përgatisë dhe shpërndajë ushqim të ngrohtë për të gjithë fëmijët në çerdhe dhe nxënësit e personelin arsimor të shkollave fillore në komunën tonë.

Ky projekt është një hap i madh drejt përmirësimit të mirëqenies së fëmijëve dhe një parakusht i rëndësishëm për fillimin e organizimit të mësimit gjithëditor në shkollat e Podujevës.

Me këtë projekt, së bashku me investimet që kemi bërë e po vazhdojmë të bëjmë në infrastrukturën arsimore, po krijojmë kushte më të mira për zhvillimin, edukimin dhe kujdesin ndaj brezave të rinj” thuhet në njoftimin e Bulliqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat