Qytetari gjen një shumë të parave, i dorëzon në polici

Kosova

Qytetari gjen një shumë të parave, i dorëzon në polici

Më: 26 maj 2025 Në ora: 17:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave, të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Në njoftim bëhet e ditur se me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovë fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192.

Lajmërim zyrtar:

Në orët e pasdites së sotme, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, një qytetar ka dorëzuar një shumë të parave të cilat i kishte gjetur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Me qëllim identifikimin e pronarit të shumës së parave të gjetura, Policia e Kosovës fton personin që i ka humbur këto para të paraqitet në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, ose të kontaktojë në numrin 192.

Policia falënderon qytetarin për përgjegjshmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat