Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Kosova

Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell

Më: 27 maj 2025 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Mbi vendin tonë të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat nëpër disa vende të izoluara mund te sjellin ndonjë rigë shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18 deri në 21 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Edhe kjo javë parashihet me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Diell, vranësira dhe shi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat