Meteorologu Rugova: Nga fundjava stabilizohet moti

Kosova

Meteorologu Rugova: Nga fundjava stabilizohet moti

Më: 30 maj 2025 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Meteorologu Mendim Rugova, tha për “Ora Shtatë” në Klan Kosova, se në ditët e ardhshme po parashihet stabilizim i motit.

“Më në fund pas kësaj pranvere që e patëm jo edhe tepër të ngrohtë, prej fundjave po pritet stabilizimi i motit.

Madje javën e ardhshme na pret vala e parë e të nxehtit të kësaj stine”, tha Rugova.

Ai shton se temperaturat do të shënojnë rritje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat