​Obiliqi do të bëhet me pishinë gjysmë olimpike

Kosova

​Obiliqi do të bëhet me pishinë gjysmë olimpike

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 21:46
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi së bashku me drejtorin e infrastrukturës Lokale dhe drejtoreshën e ShFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, kanë vu gurthemelin e pishinës gjysmë olimpike në Obiliq.

Gashi ka shkruar se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën e Obiliqit, sportin dhe të rinjtë.

“Ky projekt do t’u japë mundësi fëmijëve, të rinjve dhe sportistëve të zhvillojnë aftësitë e tyre të notit, duke i hapur rrugën organizimit të aktiviteteve sportive dhe garave në nivel lokal e më gjerë.

Edhe një projekt madhor po i shtohet qytetit të Obiliqit”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat