Ndotja e ambientit në vendin vazhdon të jetë shqetësuese, përveç që sjell rreziqe të sëmundjeve të ndryshme, ajo edhe dëmton imazhin.
Pas festës së Kurban-Bajramit, qytetarë të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbetje të kurbaneve të therura në afërsi të liqenit të Badovcit.
Ndërkohë që aty mund shihen jo shumë larg kurbaneve të hedhura edhe qytetarë duke u larë në këto ditë vikendi, raporton KosovaPress.
Kujtojmë, Ligji për Mbrojtjen e Ambientit dhe Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga ndotja kanë paraparë gjoba për ndotësit e ambientit dhe ajrit që shkojnë deri në njëqind euro. Udhëzimi administrativ për gjobat për ndotjen e ambientit ka hyrë në fuqi para shtatë vjetësh dhe gjobat fillojnë nga njëzet deri në njëqind euro.