Shërbime shëndetësore falas për qytetarët e Istogut

Kosova

Shërbime shëndetësore falas për qytetarët e Istogut

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 15:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Parkun e Qytetit të Istogut është organizuar një aktivitet sensibilizues me qytetarët, në kuadër të përkujdesjes për shëndetin publik.

Aktiviteti u zhvillua nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës, Ilir Ferati, dhe u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe kompaninë KosovaMed.

Gjatë aktivitetit u ofruan shërbime shëndetësore falas si matja e glicemisë (sheqerit në gjak), matja e tensionit arterial dhe këshillimi për parandalimin e sëmundjeve kronike, si diabeti dhe hipertensioni.

Në këtë organizim mori pjesë edhe drejtori i DSHMS-së, Dr. Zenel Shatri, i cili falënderoi ekipet mjekësore për angazhimin dhe profesionalizmin, dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen nga KosovaMed.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat