Dita e Çlirimit, mbahet mini-maratona “Vrapojmë me policinë tonë’’

Kosova

Dita e Çlirimit, mbahet mini-maratona “Vrapojmë me policinë tonë’’

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Policia në Ferizaj ka realizuar projektin tradicional mini-maratona “ Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur sot për nderë të Ditës së Çlirimit.

Aktiviteti kishte qëllim human dhe mjetet e grumbulluara do t’u shpërndahen familjeve në nevojë që do të përzgjidhen nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.

Në mini-maratonë kanë garuar rreth dyqindenjëzet persona, qytetarë, pjesëtarë të policisë, pjesëtarë të FSK-së, klube sportive dhe institucione tjera, ndërsa numri i përgjithshëm i përkrahësve ishte rreth katërqindepesëmbëdhjetë persona, raporton kp.

Shtegu i vrapimit ishte rreth pesë kilometra, nga palestra ‘’Bill Clinton’’ përgjatë rrugës ‘’Brahim Ademi’’ e deri te rreth-rrotullimi që të dërgon te ‘’Parku i lirisë’’ dhe anasjelltas.

Në fund të kësaj mini-maratone u shpërndanë mirënjohje, medalje dhe kupa për vendet fituese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat